Publikohen pamje të të riut nga Peja, i cili humbi jetën sot në aksident

16:59 | 20 Korrik 2020

Janë publikuar pamje të djalit të ri nga Peja, i cili sot humbi jetën në aksident.

Drituar Berisha, 22 vjeç nga Ruhoti i Pejës, është i riu që vdiq tragjikisht sot në një aksident në Komoran.

Vetura që po voziste 22-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike, në vendngjarje doli policia dhe ekipi mjekësor, por, vetaksidenti përfundoi me fatalitet.

Mediat lokale në Pejë kanë shpërndarë fotografinë e viktimës, me ç’rast bëhet thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.

Komento: