Publikohen pamjet, “Azra” tregon vështirësitë që kalojnë gjatë xhirimeve të serialit

13:20 | 13 Nëntor 2019

Është ndër serialet me të pëlqyera.

Çdo ditë pune, në ekranin RTV21 po transmetohet seriali turk “Mos ma lësho dorën”.

Ky serial po pëlqehet shumë nga publiku dhe me temën e tij po e mban zgjuar vëmendjen e shikueseve. Pjesë e serialit janë aktorët më të pëlqyer në Turqi, Alina Boz në rolin e “Azrës” dhe Alp Navruz në rolin e “Xhenkut”, shkruan rtv21.

Aktorët gjatë xhirimeve gjithmonë gjejnë kohë të bëjnë fotografi, apo video me anë të cilave ndajnë momente nga prapaskenat e serialit për fansat e tyre.

Kështu ka vepruar “Azra”, e cila së fundmi në Instagram ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se xhirimet për serial nuk ndalen ani pse moti këto ditë në Turqi nuk është i mirë.

Me mbishkrimin që aktorja i la videos, kuptohet se vullneti për punë ata nuk i ndal asnjëherë.

“Mos ma lësho dorën” aktualisht është duke xhiruar episodet për sezonin e dytë, i cili po ashtu është duke u transmetuar si në Turqi ashtu edhe në Kosovë.

Komento: