Publikohen shpenzimet tremujore të partive, prin Lëvizja Vetëvendosje

12:34 | 24 Prill 2024
publikohen-shpenzimet-tremujore-te-partive,-prin-levizja-vetevendosje

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Prej partive kryesore në vend, edhe me shpenzime prin Lëvizja Vetëvendosje që ka harxhuar 334 mijë e 427 euro.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 167 mijë e 193 euro, ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 155 mijë e 110 euro.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka shpenzuar 82 mijë e 225 euro.

Komento: