Publikohet edhe një fotografi e Almedës me Tolgan nga salla e lindjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Publikohet edhe një fotografi e Almedës me Tolgan nga salla e lindjes

08:50 | 22 Maj 2019

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë bërë prindër për herë të parë.

Modelja shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman për herë të parë dje ka publikuar fotografi me djalin e saj.

Almeda dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman më 5 maj janë bërë prindër për herë të parë. Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuar me emrin, Efehan, shkruan rtv21.

Pas publikimit të portretit familjar, Almeda në Instastory ka publikuar një tjetër fotografi të realizuar ditën kur e solli në jetë djalin.

Në këtë imazh Almeda shihet në sallën e lindjes, teksa Tolga shihet duke e puthur atë në ballë.

Me Efehanin, çifti duket se janë duke i përjetuar momentet më të lumtura në jetë. Aktori, dhe modelja dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.

Komento: