Publikohet momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur

12:45 | 28 Prill 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak, ku një sulmues i panjohur ka qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj, yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad.

Sulmi ndodhi të premten në brëmje në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi.

Videoja tregon një person të armatosur në një motoçikletë, duke vrarë Sawadi në vend. Një burim i policisë së Bagdadit, konfirmoi për CNN vërtetësinë e videos.

Sawadi ishte e njohur në TikTok, ku ndante video të saja duke kërcyer dhe me rroba provokuese.

Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga gjyqësori irakian. TikToker u dënua me gjashtë muaj burg për “prodhimin dhe publikimin e filmave dhe videove të ndryshme që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshme, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut.

Gufran Sawadi, nuk është e para influencuese irakiane e mediave sociale që vihet në shënjestër.

Një tjetër personalitet i njohur irakian i TikTok, Moor Alsafar, i njohur si Noor BM, u qëllua për vdekje në Bagdad në shtator 2023.

Ai postoi video të shkurtra rreth modës, flokëve dhe grimit dhe shpesh kërcente nën muzikë.

Komento: