Publikojnë foto nga pushimet, kombinimi i Shyhretës me burrin e saj merr vëmendjen

11:50 | 25 Maj 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli është njëri ndër personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar.

Shyhretja është shumë aktive sa i përket projekteve të reja, por, përveç se është aktive në punë kohëve të fundit 57-vjeçarja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Në këtë kohë, duket se këngëtarja ka vendosur që të largohet disa ditë për pushime, kështu duke qëndruar larg angazhimeve të punës.

Këngëtarja në këto pushime po shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Luli si dhe dy vajzat, Engji dhe Gresa, mirëpo nuk e kanë bërë të ditur se në cilin vend ndodhen.

Engji ishte ajo, e cila publikoi një foto, në të cilën e gjithë familja shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndërsa vëmendjen e ka marrë Shyhretja dhe burri i saj të cilët janë veshur njejtë.

Komento: