Punë e kryer, Allegri pritet të marrë drejtimin e këtij ekipi

23:04 | 26 Gusht 2020

Me Antonio Conten që zgjodhi të qëndrojë tek Inter, tani PSG duket si destinacioni më i mundshëm për Massimiliano Allegrin.

Ish trajneri i Juvetnusit ka qenë një kandidat shumë serioz për të zëvendësuar Conten në ‘San Siro’, por në një takim të mbajtur të martën janë zgjidhur telashet mes tij dhe drejtueseve të Inter.

Calciomercato dhe le10sport raportojnë se Alelgri tani është favorit për të marrë drejtimin e PSG, përcjell lajmi.

Vendi i Thomas Tuchel nuk është aspak i sigurt te francezët, pavarësisht se fitoi tre trofe sezonin e kaluar dhe arritën të luajnë edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Drejtori i PSG-së, Leonardo dihet se është një admirues i Allegrit, nga koha e tij në Milano.

Allegri është pa kontratë, që nga largimi nga Juventus verën e kaluar.

Komento: