Punë e kryer: Cavani në Benfica

23:29 | 20 Gusht 2020

Tashmë është punë e kryer, Cavani po transferohet tek Benfica.

Ylli i Paris Saint-Germain si duket do ta këtë ndeshjen e fundit për PSG në finalen e së dielës në Portgali kundër Bayern Munich.

Gazetari i njohur dhe eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka shkruar se Cacvani pritet që t’i bashkohet skuadrës portugeze të Benficas.

Sipas Romanos, detalet e fundit të kontratës së Cavanit janë duke u punuar.

Benfica ka ofruar janë kontratë deri më 2023 kurse paga e tij do të jetë 10 milionë euro.

Marrëveshja pritet që të përfundojë në javën e ardhshme.

Komento: