Punë e kryer: Edon Zhegrova është i Baselit

18:57 | 22 Shtator 2020

Edon Zhegrova është i Baselit.

Baseli ka konfirmuar se ka transferuar përfundimisht Edon Zhgerovën nga Genku.

Reprezentuesi i Kosovës ishte në huazim te skuadra zvicerane në edicionin e kaluar, derisa ka disa javë që po bëhej përpjekje nga Baseli që ta transferonte.

Por, klubi nga Zvicra ia arriti qëllimit që të transferonte Zhegrovën, duke i ofruar kontratë deri në vitin 2023.

Edhe pse Genku kishte paralajmëruar se prishtinasi do të qëndronte në edicionin 2020/21 në skuadrën e tyre, të tri palët arritën më në fund marrëveshje që të realizohej transferimi.

Baseli i ka dëshiruar mirëseardhje për herë të dytë Zhegrovës, derisa shpreson që të ketë një formë edhe më të mirë se edicionin e kaluar.

Komento: