Punë e kryer: Ibrahimovic i thotë po rikthimit te Milani

16:59 | 26 Dhjetor 2019

Arrihet marrëveshja, Ibrahimovic i thotë po rikthimit te Milani.

Zlatan Ibrahimovic përfundimisht do të rikthehet në kampionatin Italian Serie A.

Sulmuesi suedez ka arritur marrëveshje me gjigantin italian Milan dhe do të rikthehet të luaj në San Siro.

Rossonerët kanë arritur marrëveshje me menaxherin e lojtarit Mino Raiola për një kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ka qenë gazetari italian Gianluca Di Marzio që ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve tanimë është arritur.

Ibrahimovic për gjashtë muaj do të fitoj pagë prej tre milionë eurove, ndërsa nëse vazhdon kontrata e tij për një vit tjetër gjashtë milionë të tjera.

38-vjeçari pritet që të zyrtarizohet nga Milani brenda vitit 2019.

Ibrahimovic u kërkua edhe nga Everton, Napoli dhe Bologna, por në fund zgjodhi të rikthehet te Milani.

Komento: