Punë e kryer: ibrahimovic pritet të jetë lojtar i Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Punë e kryer: ibrahimovic pritet të jetë lojtar i Milanit

18:41 | 25 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë shumë i lidhur me një rikthim në Milan.

Megjithëse përgjigja pritet të ndodh tani, përfshirë disa vonesa nga suedezi, duket se negociatat në të vërtetë po shkojnë në drejtimin e duhur.

Sipas raportimeve nga MilanNews, kuqezinjtë kanë ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm në ndjekjen e lojtarit, duke rritur ofertën në pjatë, përcjell ORAinfo.

Prandaj, ata janë në pritje të një përgjigje pozitive nga 38-vjeçari, i cili mund të jetë pikërisht ajo që u nevojitet për të ndryshuar sezonin.

Shpresa e Bobanit dhe Maldinit, siç vazhdon raporti, është se përgjigjja e Ibrahimoviçit do të arrijë para fundit të vitit.

Optimizëm ka në klub, duke shpresuar se përgjigja do të jetë pozitive.

Sidoqoftë, nuk do ta dimë para se ai ta zbulojë atë.

Nëse ai refuzon kuqezinjtë, atëherë këta të fundit do të drejtohen edhe një herë në tregun e transferimeve, duke filluar punën për alternativat e tyre. /ORAinfo/

Komento: