Punë e kryer! Isco merr këtë vendim për të ardhmen e tij

18:13 | 22 Nëntor 2021

Isco, është i vendosur të zgjedhë mes një largimi në janar ose të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme pasi lojtari i Real Madrid pret ofertat për t’u larguar nga klubi .

Mesfushori 29-vjeçar ka kaluar tetë vitet e fundit të karrierës së tij në ekipin e Realit, pasi fillimisht u shkëput nga Malaga në 2013,përcjell ORAinfo.

Blancos kanë fituar tituj të shumtë vendas dhe evropianë gjatë kohës së Iscos në klub, por ai tani e gjen veten jashtë favorit nën drejtimin e Carlo Ancelotti dhe po i afrohet me shpejtësi gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij./ORAinfo/

Komento: