Punë e kryer: Ja kur Barcelona pritet ta mbyll transferimin e Lautaros – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Punë e kryer: Ja kur Barcelona pritet ta mbyll transferimin e Lautaros

14:44 | 29 Maj 2020

Barcelona pritet ta mbyll transferimin e Lautaros në muajin korrik.

Lautaro Martinez është shënjestra e nxehtë e transferimeve të verës kur bëhet fjalë për La Liga, dhe interesimi i Barcelonës për lojtarin e Interit është i dokumentuar mirë në këtë fazë.

Duket si një veprim shumë ambicioz herë pas here, jo vetëm për shkak të mbylljes globale që po ndodh për shkak të pandemisë së coronavirusit, por ndërsa bota gradualisht kthehet në normale, duket më e realizueshme me kalimin e javëve.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, nënshkrimi i Barcelonës me sulmuesin argjentinas do të përfundojë në fund të korrikut.

Ky medium shton se Barcelona tashmë ka një marrëveshje pesëvjeçare të arritur me Lautaron dhe tani është duke u punuar vetëm në një marrëveshje me Interin.

Faktori që e bën më të lehtë transferimin e lojtarit është klauzola fikse e lëshimit prej 111 milionë euro në kontratën e argjentinasit.

Kjo klauzolë skadon këtë verë, dhe Lautaro do të ketë ‘çmimin e tregut’ dhe Barcelona do të shpresojë që ata të paguajnë më pak se 111 milionë euro dhe të përfshijnë lojtarë në marrëveshje për të kompensuar disa miliona.

Komento: