Punë e kryer: Ky është trajneri i ri i Barcelonës

15:30 | 17 Gusht 2020

Arrihet marrëveshja mes palëve, Barcelona vendos Koeman si trajner të ri.

Barcelona ka vendosur për trajnerin e ri dhe ai do të jetë holandeze Ronald Koeman.

Trajneri holandez do të jap dorëheqje nga pozita e tij si trajner i Kombëtares së Holandës për ta drejtuar Barcelonën.

Ka qenë gazetari i specializuar për transferime të futbollistëve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar lajmin disa minuta më parë.

Sipas gazetarit italiane Koeman është pajtuar tani me kushtet personale të Barcelonës dhe klubi ka vendosur për të si zëvendësues i Quique Setien që është shkarkuar nga klubi.

Në garë për ta marrë drejtimin e katalunasve ishin edhe Mauricio Pochettino dhe ish-legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez.

Gjithnjë sipas Romanos tanimë pasi marrëveshja është arritur, Barcelona së shpejti pritet të dalë me deklaratë zyrtare.

Pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në klub.

Barcelona u mposht me rezultat të thellë 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo ishte humbja më e thellë në 80 vitet e fundit për Barcelonën.

Koeman ka luajtur për Barcelonën në gjashtë vite, ndërsa ai ka qenë edhe ndihmës trajner i katalunasve në dy vite nga viti 1998-2000.

Komento: