Punë e kryer! Milan ia rrëmben yllin e madh Interit

09:15 | 09 Janar 2020

Milan është duke bërë përpjekje për sjelljen e lojtarëve të nëvojshmë në afatin e janarit.

Pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, Milani është duke kërkuar një tjetër futbollistë për të shpëtuar sezonin.

Drejtuesit rosoner janë takuar gjatë ditës me agjentët e lojtarit të Interit, Matteo Politano.

Sippas “Di Marzios”, vetë lojtari ka pranuar të bëjë lëvizjen pasi e ka humbur vendin e titullarit te zikaltërit.

Politano ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje nën drejtimin e Antonio Contes.

Tashmë do të fillojnë bisedimet me Interin derisa largimi i Piatek dhe Borinit mund të sjell të ardhura në klubin kuq e zi.

Komento: