Punë e kryer: Milan me transferon super lojtarin nga Manchester Unitedi

16:21 | 04 Tetor 2020

Milani huazon Dalotin nga Unitedit.

Milani ka zyrtarizuar transferimin e Diogo Dalotit nga Manchester United në formë huazimi.

Mbrojtësi portugez u largua nga Djajtë e Kuq, për t’iu bashkuar Rossonerëve që i bënë me dije se mund të ketë minuta më shumë tek ata.

Ole Gunnar Solskjaer e lejoi largimin e lojtarit, për t’u formuar më shumë si lojtar dhe të luajë më shumë minuta te Milani.

Para disa ditësh u konfirmuar arritja e tij në Milanelo, ndërsa sot (e diele) u prezantuar në fanellën e skuadrës italiane.

Lojtari do të qëndrojë në huazim deri në fund të këtij edicioni, ndërsa do të bartë numrin 5 në fanellë.

Komento: