Punë e kryer: Roma shkakrkon trajnerin Fonseca

12:36 | 04 Maj 2021

Roma konfirmon ndërprerjen e kontratës së Fonsecas në fund të sezonit.

Roma ka konfirmuar që në fund të edicionit, Paulo Fonseca do largohet nga klubi.

Shkaku i rezultateve të dobëta, me Romën që renditët në pozitën e shtatë dhe gjasat për kualifikim në finale të Ligë së Evropës janë shumë të ulëta, klubi italian vendosi ta shkarkojë trajnerin, transmeton lajmi net.

“Duam ta falënderojmë Paulo Fonsecan për punën e madhe dhe udhëheqjen e treguar këto dy vite”, ka deklaruar presidenti i Romës, Dan Friedkin.

Sidoqoftë, Fonseca do jetë në krye të Romës deri në fund të sezonit dhe pasuesi thuhet se është Maurizio Sarri.

Komento: