Punë e kryer: Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës

12:31 | 31 Gusht 2023

Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës.

Klubi italian, Roma ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Chelsea.

Lukaku do të vazhdojë karrierën në Serie A, por kësaj radhe jo te Interi, por te Roma.

Roma ka shfrytëzuar rastin të marrë shërbimet e belgut, pasi Interi u tërhoq nga gara për transferimin e tij, kur kuptoi se ai kishte biseduar me Juventusin.

Giallorossët kanë konfirmuar me anë të faqeve zyrtare se Lukaku vjen si huazim i thjeshtë njëvjeçar.

Komento: