Punë e kryer: Tottenhami shkarkon Mourinhon

13:28 | 19 Prill 2021

Tottenhami shkarkon Mourinhon.

Tottenhami ka njoftuar se ka shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit.

Përmes një njoftimi, Spurs kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin portugez, derisa vendin e tij do ta zë Ryan Mason deri në emërimin e trajnerit të ri.

“Klubi sot mund të njoftojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij i trajnerëve Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga detyrat e tyre”.
“Jose dhe stafi i tij stërvitor kanë qenë me ne gjatë disa prej kohërave tona më sfiduese si një Klub. Jose është një profesionist i vërtetë që tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pandemisë”.

“Në një nivel personal unë jam i kënaqur që kam punuar me të dhe pendohemi që gjërat nuk kanë ecur siç i kishim parashikuar të dy. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu dhe ne do të dëshironim ta falënderonim atë dhe stafin e tij stërvitor për kontributin e tyre”.

“Ryan Mason do të marrë drejtimin e ekipit të parë dhe një azhurnim i mëtejshëm do të pasojë në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Spurs.

Komento: