Punë e kryer, Vidal në Inter

19:55 | 14 Shtator 2020

Vidal po i bashkohet skuadrës së Inter.

Është çështje kohe se kur Arturo Vidal do të jetë lojtar i skuadrës së Inter.

Mesfushori kilian, Arturo Vidal pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës së Inter.

Lojtari ka arritur dakordimin edhe për shkëputjen e marrëveshjes me Barcelonën dhe tashmë pritet vetëm një finalizim i marrëveshjes.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Arturo Vidal do të udhëtojë sonte drejt Milanos.

Me shumë gjasë, lojtari nesër do t’i vazhdojë procedurat e tjera (testet mjekësore) duke bërë që zyrtarizimi të jetë çështje kohe.

Komento: