Punë e kryher: Rangnick në Milano, por një emër i madh largohet nga klubi

10:41 | 05 Qershor 2020

Ralf Rangnick në Milano, kjo ka qenë tema për muajt e fundit. Tani, ka ardhur konfirmimi i parë i bashkimit të gjermanit me Milanin.

Ralf Rangnick, Shefi i grupeve të Red Bull për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Skauting, si dhe ish-menaxheri Schalke, Hoffenheim dhe Leipzig, ka qenë temë e nxehtë për kuqezinjtë gjatë disa muajve të fundit, përcjell ORAinfo.

Shumë raportime e kanë vendosur atë si menaxherin e ri të Milanit në një rol të dyfishtë, ndërsa ai është edhe drejtori sportiv i klubit.

Tani ka ardhur konfirmimi i parë i kësaj ndodhie.

Gazetari italian, Nicolo Schira, iraporton se Rangnick ka konfirmuar se do të bashkohet me Milanin për sezonin e ardhshëm, dhe drejtori aktual teknik i klubit dhe legjenda e klubit, Paolo Maldini, do të largohet.

Kjo do të jetë për sezonin 2020-21, dhe Pioli dhe Maldini do të qëndrojnë për pjesën e mbetur të sezonit aktual pasi kuqezinjtë vazhdojnë betejën e tyre drejt një rikthimi në garat evropiane. /ORAinfo/

Komento: