Punë kryer: Milan ka gjetur zëvëndësuesin e Donnarummas

14:23 | 24 Prill 2021

Milan ka gjetur zëvëndësuesin e Donnarummas.

Rinovimi me Gianluigi Donnarumman duket se është i pamundur për Milanin e cila tashmë ka gjetur emrin i cili do ta zëvëndësojë atë prej sezonit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për Mike Maignan të skuadrës së Lille me të cilin raportohet se është arritur një marrëveshje ekonomike.

La Gazzetta dello Sport raporton që Milan ka kohë që po e vëzhgon 25 vjeçarin dhe është bindur me paraqitjet e tij.

Lille po kërkon 18 milionë euro për ta lënë atë të lirë ndërkohë që Milan me të po synon që të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare.

Ai doli nga akademia e Paris Saint Germain por që më vonë nuk gjeti hapësirat e duhura në skuadrën e parë.

Komento: