Punime në disa zona të Mitrovicës, paralajmërohen ndërprerje të ujit

10:45 | 01 Korrik 2026
punime-ne-disa-zona-te-mitrovices,-paralajmerohen-nderprerje-te-ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar, se ekipet mirëmbajtjes janë duke realizuar punime te planifikuara në disa lokacione të qytetit.

Sipas njoftimit, punimet janë duke vazhduar në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione: Fshati Zasellë, Fshati Shupkofc, Fshati Vërrnicë, Rr. “Adriatiku ”, Rr. “Mehmet Isai”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. “Xhevat Jusufi”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Behram Mehmeti”, Rr. “Melihate Rama”.

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: