Pupovci konfirmon dorëheqjen, tregon arsyet e këtij vendimi

22:38 | 24 Nëntor 2022

Deklarohet Pupovci pas dorëheqjes, thotë se arsyet janë të natyrës personale.

Dukagjin Pupovci e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e MAShTI-it, Arbërbie Nagavci, këtë gjë e kanë ditur në tetor.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale”, ka thënë Pupovci për Klankosova.tv

“Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”

Komento: