Pushime të çmendura për Luana Vjollcën, ky është destinacioni i radhës

20:10 | 30 Maj 2021

Këngëtarja u vërejt se nuk kishte përdorur makijazh

Pushimet në vende luksoze e përrallore nuk kanë të ndalur për këngëtaren e njëherësh dhe moderatoren e njohur shqiptare.

Fjala është sigurisht për Luana Vjollcën, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale imazhe nga pushimet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Pas angazhimeve në televizion e muzikë, Luana vendosi t’i jap vetes pushim në një vend, që ka vendosur të mos e zbulojë, por që shihet se është vend bregdetar.

Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur me paraqitjen.

Këngëtarja u vërejt se nuk kishte përdorur makijazh, ndërsa për veshje shkoi me një këmishë të gjerë të bardhë dhe xhinse të shkurtra.

“Më kafsho”, ka shkruar ajo në përshkrimin e njërit imazh.

Kujtojmë se ka kohë që Luana ka paralajmëruar se do të sjellë një projekt të ri muzikor dhe fansat e saj po e presin me padurim.

Komento: