
Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj të shumtë.
Moderatorja shumicën e pyetjeve i ka marrë për bashkëshortin e saj, Gjikon, ku theks të veçantë ishin ato për xhelozinë.
Në njërën nga pyetjet për Elita Rudin ishte nëse ajo ka takuar ndonjë ish të dashur të reperit, por që me përgjigjen e saj ajo ka bërë lëmsh ndjekësit.
“Po kam takuar (nuk di gjë)”, është përgjigjja e moderatores.

Më tej, ajo sërish është pyetur nëse është xheloze ndaj ish të dashurave të Gjikos, por ajo ka thënë se s’ka pse të jetë, pasi ai tani është bashkëshorti i saj, dashuria e saj.
Lexo edhe: Kërkesa qesharake e Donaldit kur banorët diskutuan për listën ushqimore
“Pse more nme kon xheloze për ish femrat e bashkëshortit, kur ai është bashkëshorti jem, dashuria ime”, tha Elita Rudi.
Ndryshe, Elita dhe Gjiko ka vite që janë martuar, dhe tanimë kanë dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.
