Pyetet për zëvëndësimin e tij nga Rangick, Pioli befason me përgjigjën

21:10 | 08 Mars 2020

Milan është mposhtur në San Siro nga Genova në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Kjo ndeshje u zhvilluar nga ora 15:00, ndërsa për shkak të frikës së koronavirusit ajo është luajtur pa shikues, përcjell ORAinfo.

Mungesën e shikuesve e ka vajtuar edhe Stefano Pioli pas humbjes.

“Është e qartë, të luash pa tifozë nuk është futboll. Kjo është e vërteta për të gjitha skuadrat, madje edhe më shumë për nikoqirët”, tha ai pas ndeshjes.

Pioli është pyetur edhe për raportimin e medaive italiane për transferimin e trajnerit gjerman Ralf Rangnick nga Milan.

“I kam lexuar fjalët e Boban, por unë mendoj si te punojmë dhe si ta mbyllim sa me mirë këtë sezon, nuk mendoj për atë. Jemi ne një klub te madh, nuk është e rëndesishme e ardhmja ime”, ka thënë Stefano Pioli pas humbjes nga Genova. /ORAinfo/

Komento: