Që nga dje, 13 të vdekur nga koronavirus në vendin tonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Që nga dje, 13 të vdekur nga koronavirus në vendin tonë

15:08 | 04 Gusht 2020

13 të vdekur nga koronavirusi që nga dje në Kosovë.

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi drejtuar mediave.

225 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese“, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Komento: