
Rreth 600 të vdekur nga koronavirusi në vend që nga fillimi i pandemisë.
Instituti Kombëtëtar i Shëndetit Publik dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes dhe 50 raste të reja me COVID-19.
Më këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 496, me gjithsej 586 raste të vdekjes.
Rastet që u konfirmuan dje janë nga Prishtina, Gjilani, Fushë Kosova, Kamenica, Peja, Prizreni, Podujeva, Rahoveci, Shtimja, Vushtrria, Istogu, Malisheva, Vitia, Gjakova, Kaçaniku, Lipjani, Novobërda dhe Skënderaj.
IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 117 pacientëve.