Qendra Emergjente e Fushë Kosovës e la të pres për rreth një orë qytetarin që kërkoj ndihmën e tyre

13:12 | 11 Qershor 2024
qendra-emergjente-e-fushe-kosoves-e-la-te-pres-per-rreth-nje-ore-qytetarin-qe-kerkoj-ndihmen-e-tyre

Një qytetar që ishte punëtor i njërit nga bizneseve në Fushë Kosovë ka kërkuar ndihmë nga Qendra Emergjente e Fushë Kosovës, por për kundër saj, ndihma për të është vonuar.

Burime të FrontOnline thonë se është dashur të pres për rreth një orë derisa Qendra Emergjente e Fushë Kosovës, ta dërgonte ambulancën për ta marr qytetarin i cili kishte kërkuar ndihmë nga ana e tyre.

Se ka pasur vonës në marrjen e qytetarit që po kërkonte ndihmë e ka konfirmuar edhe vetë Qendra Emergjente në Fushë Kosovë.

Ata për FrontOnline, vonesën e arsyetojnë duke thënë se kanë pasur një pacient tjetër brenda ambulancës dhe se gjendja e tij ka qenë me e rëndë dhe se vonesa ka ndodhur edhe për shkak të trafikut, duke u arsyetuar se qytetarët nuk po iu japin përparësi ambulancave.

”Kanë qenë duke shkuar në emergjencë. Ka qenë rasti këtu, tjetër rast ka pasur me shkuar në emergjencë. Ti po e di si është trafiku këtu tek ne, nuk ka arsye tjetër, thjeshtë u neglizhua. Ka qenë rasti shumë i rëndë që e kanë dërgur nga këtu, e kanë dërguar në emergjencë, ti po e di si është trafiku në Prishtinë edhe përparësi ambulancave nuk po i japin’’ thonë ata.

Ata e konfirmojnë se qytetari që ka kërkuar ndihmë nga ta tashmë është në Qendrën Emergjente të Fushë Kosovës dhe se gjendja e tij ka filluar të stabilizohet.

‘’Ne e kemi rastin këtu, ka fillu me u stabilizu, që keni diçka, mundeni me ardhë këtu, janë drejtorat janë shefat” u shprehën nga Qendra Emergjente në Fushë Kosovë./FrontOnline/

Komento: