Qëndroi para shtëpisë së tij, kosovari takon Lionel Messin

20:30 | 20 Dhjetor 2019

Kosovari është takuar me lojtarin e njohur, Lionel Messi.

Tifozi kosovar i Barcelonës, Gjon Bisaku ka qëndruar përpara shtëpisë së Lionel Messit, të cilin e ka takuar teksa ylli argjentinas po e ngiste veturën.

Një tifoz kosovar, së bashku me bashkëshorten e tij, kanë qëndruar pranë shtëpisë private të Lionel Messit.

Gjon Bisaku i ka treguar Expressit se ka qëndruar tek shtëpia e yllit argjentinas, të cilin e kanë takuar nga larg, por që ishte e pamundur t’i afroheshin për të bërë fotografi me të pasi 32 vjeçari po largohej me shpejtësi me makinë.

Për çdo rast, ata kanë bërë fotografi dhe video nga distanca, duke e kapur edhe gjashtë herë futbollistin më të mirë në botë duke u nisur drejt hotelit, për angazhimet që i kishte me Barcelonën.

Siç njofton zotëri Bisaku, i cili jeton në Perëndim, të bësh fotografi me Messin para shtëpisë së tij është e pamundur për shkak të mbrojtjes dhe sigurimit që e ka argjentinasi përreth shtëpisë.

Në ditën e “El Clasicos”, ai ka qëndruar edhe përpara shtëpisë së Luis Suarezit, e cila gjendet rreth 100 metra larg asaj të Messit.

Gjon Bisaku është tifoz i Barcelonës dhe e admiron Leo Messin.

Ai në të kaluarën ka qenë i pranishëm edhe në stadiumin Camp Nou për ta përcjellë ekipin e zemrës.

Komento: