Qentë endacakë sulmojnë një person në oborrin e QKUK-së (Kujdes, pamje të rënda)

12:42 | 05 Shtator 2024

Një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur viktima po kalonte në oborrin e QKUK-së.

Qenë të shumtë kanë sulmuar personin duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim në Emergjencë mirëpo për shkak të natyrës së lëndimeve ai është transferuar në Klinikën Infektive.

 

 

Komento: