‘Qetash kam nis mu trash”, Fifi publikon foto pa ndërhyrje pak javë para lindjes

20:19 | 04 Shkurt 2023

Fifi është ndër këngëtare më të dashura dhe më të përfolura në publik.

Ajo vazhdimisht publikon projekte të reja, që rezultojnë shumë të suksesshme, përcjell ORAinfo.

Fifi ishte bërë shumë personazh i përfolur gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania.

E pas daljes nga aty, ajo u lidh me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Palushin.

Dashurin e tyre, ata tani po e konkretizojnë me sjelljen në jetë të një fëmijë.

Kohë me parë Fifi ka konfirmuar se është shtatzënë dhe po pret të bëhet nënë për herë të parë.

Tani këngëtarja po i shijon ditët me të ëmbla të jetës së saj.

Sot Fifi ka publikuar një fotografi ku shfaqet me barkë të rrumbullakët.

“Qetash kam nis mu trash”, ka qenë përshkrimi që Fifi i ka bërë kësaj fotografie, ku shfaqet me bark të rrumbullakët.

Fifi pritet që për pak javë të bëhet nënën për herë të parë. /ORAinfo/

Komento: