Qetsori nuk humb kohë – nis ‘luftën’ me Luizin dhe Kiarën

12:20 | 05 Mars 2023

Fituesi i Big Brother 2, Qetsor Ferunaj nga mbrëmë është bërë pjesë e edicioni VIP të këtij formati.

Ai duket se ka hyrë me qëllime të kjarta pasi menjëherë pas përfundimit të spektaklit ka nisur një debat me Luizin dhe Kiarën.

Fillimisht Kiara u përfshi në një debat me Oltën në lidhje me Kristi, pasi aktorja iu afrua atij për të biseduar dhe sipas moderatores kjo ishte fytyrës, kjo sepse dyshja gjatë ditë së djeshme kishin debatuar ashpër në lidhje me Keisin.

Pas kësaj, Qetsori hyri në debat duke i dalur kundër Kiarës, gjë që erdhi një reagim i menjëhershëm i Luizit.

Kiara dhe Luizi e quajtën të gabuar ndërhyrjen e Qetsorin në debatin e tyre me Oltën pasi sipas tyre ai ishte jashtë shtëpisë kur ndodhën situatat.

“Çfarë lidhje kishte ti këtu, nuk ke qenë fare këtu sot, kur të jesh prezent në një situatë atëherë përfshihu”, tha Kiara.

“Kjo ngjarje ka ndodhur para se të hysh ti prandaj nuk ke të drejtë me fol”, i reagoi Luizi-Qetsorit.

Ndërkohë, Qetsori tha se ka të drejtë të përfshihet në debatet e banorëve dhe se nuk i duhet leje për këtë.

“Duhet të marrë leje të iu ndërhyjë. Dua të ndërhyjë, ti ishe duke folur si perëndeshë aty dhe unë isha këtu”, iu drejtua Qetsori-Kiarës.

Ndryshe, përveç Qetsorit mbrëmë u bën pjesë e BBVA edhe pesë banorë të tjerë mes tyre edhe këngëtari i njohur, Sabiani.

Komento: