Qeveria britanike i jep dritën jeshile rinisjes së Premierligës

19:10 | 14 Maj 2020

Premierliga pritet të rinisë shumë shpejt.

Sekretari i Kulturës dhe Sportit në Britani të Madhe, Oliver Dowden, është shprehur se qeveria britanike “do t’i hap dyert”, për rikthimin e futbollit.

Deri te ky vendim kanë ardhur pas takimit me Federatën Angleze, Premierligën dhe Ligën Angleze të Futbollit.

“Futbolli do të rikthehet në muajin qershor. Plani për rikthim do të thotë një përfshirje më të madhe për fansat, në mënyrë që t’i shikojnë ndeshjet në transmetim direkt duke siguruar të ardhurat e futbollit”, tha Dowden.

Këtë muaj pritet të nisin stërvitjet në grup, ndërsa 13 ose 19 qershori shihen si data ideale për rifillimin e kampionatit.

Komento: