Qeveria e Kosovës emëron bordet e Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit

17:14 | 19 Tetor 2020

Qeveria emëron bordet e Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është bërë emërimi i bordeve të përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve “Trepça” dhe “Posta e Kosovës”.

Në Trepçë, Drejtor i Bordi është emëruar, Sylejman Hyseni, ndërkaq anëtarë, Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe anëtari i pestë vjen nga punëtorët, njofton Klan Kosova.

Kurse te “Posta e Kosovës” drejtor i përkohshëm është emëruar, Leonard Shaban dhe anëtarë: Fadil Aliu, Evda Maloku dhe Ujkan Kameraj.

Pas këtyre ndërmarrjeve, edhe Infrakosi është bërë me bord të ri drejtues, ku drejtor është emëruar Brahim Selimaj kurse anëtarë: Ssead Thaci, Avni Kajdomqaj dhe Sanja Lazareviq.

Komento: