Qeveria emëron Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës me mandat katër vjeçar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qeveria emëron Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës me mandat katër vjeçar

17:44 | 25 Maj 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur virtualisht ka emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kryeinspektori i ri është Hekuran Nikçi i cili do të ketë mandat katër vjeçar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Republikën e Kosovës. Sipas vendimit, z. Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në komunikatë.

Komento: