Abdullahu ka thënë se Qeveria Kurti është e përçarë për shkak të Thaçit dhe ShBA-ve.
Analisti politik Faton Abdullahu ka komentuar situatën e re politike të krijuar nga kryeministri Albin Kurti.
Abdullahu thotë se ky është një projekt i Kurtit që po tenton të gjejë shkelje ligjore në këtë lloj marrëveshjeje të presidentit Hashim Thaçi dhe përgjegjësit kryesor të NATO’s, Rasmusen, vetëm për ta larguar Thaçin në mënyrë që të bëjë dialogun me Serbinë.
Ai ka cekur se “për shkak të kësaj qasje të Qeverisë Kurti ndaj institucionit të Presidentit, duket se do të mungoj koordinimi i politikave ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës gjë që pa dyshim do ta dëmtoj pozitën e Kosovës në dialog me Serbinë dhe në raport me SHBA-t”, ka shkruar Abdullahu.
Abdullahu i ka numëruar disa efekte që mund të prodhoj ky projekt i Kurtit:
Ja statusi i plotë:
Projekt – përpjekja e sinkronizuar Kurti – Osmani që të gjejnë shkelje ligjore në një lloj marrëveshje të bërë (2013) ndërmjet atëherë Kryeministrit Thaçi dhe përgjegjësit kryesor të NATO-s z. Rasmusen për ta shkarkuar Presidenin Thaçi sot ka disa qëllime dhe prodhon disa efekte.
1) Ky projekt fletë për atë se Qeveria Kurti ka një agjendë krejt ndryshe me atë të SHBA-ve. Qeveria Kurti dëshiron ta rrëzoj Thaçin mandej të bëjë dialog me Serbinë, sepse Thaçin e sheh si pengesë të dëmshme për këtë proces. Edhe nëse kjo mund të ndodhë, ky projekt do të marr kohë.
Prandaj përpjekja për ta rrëzuar Thaçin e zhvendos Qeverinë Kurti nga afatet kohore evro-atlantike të cilat i këkron SHBA-ja e të cilat më së miri i ka shpreh përfaqësuesi Grenell kur ka kërkuar që taksa dhe reciprociteti duhet të hiqen dhe dialogu të filloj menjëherë.
2) Për shkak se kjo qasje e Qeverisë Kurti përkrahet nga z. Osmani, por nuk përkrahet nga Zëvendës Kryeministri Hoti tregon se Qeveria Kurti në këtë projekt është e përçarë ose thënë ndryshe nga partneri i koalicionit, nga LDK-ja, qasje ndaj këtij projekti është dualiste dhe për rrjedhojë e dëmshme.
3) Për shkak të kësaj qasje të Qeverisë Kurti ndaj institucionit të Presidentit, duket se do të mungoj koordinimi i politikave ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës gjë që pa dyshim do ta dëmtoj pozitën e Kosovës në dialog me Serbinë dhe në raport me SHBA-t.
4) Qeveria Kurti dëshiron me ngulm që ta prolongoj dialogun me Serbinë. Projekt tjetër i tij për ta anashkaluar këtë qasje dhe drejtuar vëmendje gjetiu mund të jetë dialogu me komunitetin serb të Kosovës.