Qeveria lejon aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qeveria lejon aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura

22:21 | 25 Shtator 2020

Masat e reja ndaj Covid-19, lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

Sporti ka marrë lajme të mira pas masave të reja të prezentuara nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot për masat e reja, të marra kundër Covid-19.

Në këto masa shihen lehtësime të lehta. Këtu, sporti fiton shumë, pasi për sportistët do të lejohet rikthimi në palestra.

Pika 14 e masave të reja thotë se: “Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në soprtet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve, mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”.

Sporti tashmë hap një shteg të ri, për të progresuar sa më shumë këtë edicion.

Komento: