QKUK: Gruaja lind para kohe, dyshohet si pasojë e dhunës nga burri

16:43 | 04 Dhjetor 2023
qkuk:-gruaja-lind-para-kohe,-dyshohet-si-pasoje-e-dhunes-nga-burri

Një grua ka lindur foshnjen e saj, para kohe.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga burri.

Aktualisht 22-vjeçarja është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, tha Ndrejaj.

Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka arritur të sigurojë ndonjë përgjigje.

Siç raportohet policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin.

Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar që rasti të iniciohet në drejtim të veprës penale “Dhunë në familje”, teksa veprimet tjera ligjore do të ndërmerren posa të kapet i dyshuari.

Komento: