“Qysh ke mujt”, publikohet nga Yllka Kuqi

18:31 | 20 Tetor 2019

Yllka Kuqi publikoi baladën “Qysh ke mujt”.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Yllka Kuqi ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Qysh ke mujt”.

Muzika është punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e ka shkruar këngëtari Yll Limani, shkruan rtv21.tv

Kënga është shoqëruar me një videoklip të veçantë nga produksioni “Sekuencë studio”.

Për dukjen e këngëtares në videoklip janë përkujdesur Valdrin Sahiti dhe Sellma e Kaci.

Komento: