Qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor: “Ecim për Adrianën”

13:05 | 30 Nëntor 2021

“Ecim për Adrianën”, qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor.

Për nder të aktores Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit.

Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.

Aktorja, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar dje se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

Matoshi përmes postimit ka treguar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar me tumor në hipofizë, ka qenë shtatzënë.

Asaj i kanë dal në mbështetje shumë kolegë aktorë, deputet, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejt.

Komento: