Rabiot shërohet nga koronavirusi

11:42 | 23 Tetor 2021

Siç është raportuar në faqen zyrtare të Juventusit, Adrien Rabiot ka kryer kontrollin me një test diagnostik (tampon) për Covid 19.

Prova është rikthyer me rezultat negativ, ndaj lojtari tashmë është shëruar dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi, përcjell ORAinfo.

Përveç kësaj, grupi stërvitor u përqendrua në lojëra ndërtuese. Në anën tjetër, Paulo Dybala përfundoi të gjithë seancën stërvitore me grupin.

Ndërsa skuadra do të mblidhet për stërvitje pasdite, trajneri i Bianconerëve, Massimiliano Allegri, si zakonisht, do të parashikojë ndeshjen e ardhshme kundër Interit në konferencën për shtyp në orën 12:00./ORAinfo/

Komento: