Ragnick në “telashe”, Carrick do të drejtojë Man Utd-në ndaj Arsenalit

18:45 | 30 Nëntor 2021

Man United ka konfirmuar se Ralf Rangnick nuk do të jetë në krye skuadrës në ndeshjen me Arsenalin. Trajneri i ri i United pritet të arrijë në Angli në fund të javës pasi që është në pritje të lejës së punës.

Manchester United është duke shpresuar se gjermani mund të jetë në krye të skuadrës për ndeshjen ndaj Crystal Palace të dielën.

Megjithatë, për Ragnick mund të dalin edhe probleme të tjera ngase ai mund të mos merr lejen e punës për trajner ngase nuk ka ushtruar këtë detyrë së paku në 3 vitet e fundit.

Michael Carrick do të jetë në krye të skuadrës deri sa United të kryej këto procedura.

Komento: