Rahoveci bëhet me rrugë me katër korsi

10:14 | 06 Maj 2019

Komuna e Rahovecit do të bëhet me rrugë me katër korsi.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se Rahoveci nga sot ka të ndarë buxhetin për ndërtimin e rrugës me katër korsi nga Rahoveci deri në Xërxë.

“Për këtë projekt 3.4 milionë euro, nënshkruam memorandum mirëkuptimi me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit zoton mjetet ndërsa komuna është përgjegjëse për procedurat. Presim implementim korrekt të projektit”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: