Raiola flet për të ardhmën e De Light

14:06 | 20 Shtator 2021

Menaxheri Mino Raiola ka paralajmëruar se Matthijs de Ligti do të largohet nga Juventusi.

Fabrizio Romano bën të ditur se De Ligti ka klauzolë në kontratën e tij me Juventusin, e cila është në vlerë prej 150 milionë eurosh.

Sipas Romanos, klauzola mund të aktivizohet në verën e vitit 2022.

Por, bëhet e ditur se Juventusi shpreson që ta mbajë sa më gjatë holandezin.

22-vjeçari u transferua te klubi italian nga Ajaxi në verën e vitit 2019 për 85.5 milionë euro.

De Ligti ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.

Komento: