Raiola ia ofron yllin e madh Milanit

21:31 | 12 Nëntor 2019

Aventura e Moise Kean në Everton nuk ka përmbushur pritshmëritë e vendosura gjatë verës, pasi ekipi anglez investoi 27.5 milion euro plus shpërblime për të bindur Juventusin të linte të riun.

Në fakt, ai nuk ka shënuar një gol të vetëm në Premier League,përcjell ORAinfo.

Sipas Calciomercato.com, Mino Raiola (agjenti i lojtarit) nuk është i kënaqur me situatën dhe tashmë po shqyrton opsionet e mundshme për dritaren e transferimit të janarit. Duke pasur parasysh që Kean ka luajtur vetëm nëntë ndeshje, ai do të largohet nga Everton.

Sulmuesi madje është propozuar në Milano, sipas raportit, pasi kuqezinjtë u përpoqën të nënshkruanin lojtar tashmë në verë. Kontaktet janë duke u zhvilluar dhe interesi është konkret, i cili mund të rezultojë në negociata serioze./ORAinfo/

Komento: