‘Raketa’ në rrugën e rikuperimit, Werder Bremeni jep lajmin e madh për Rashicën

18:49 | 08 Janar 2021

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica është rikthyer në stërvitje dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për Werder Bremenin për ndeshjen e nesërme ndaj Bayer Leverkusenit.

Këto pritshmëri i ka forcuar edhe postimi i fundit i klubit gjerman në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Raketa në rrugën e rikuperimit” – ishte mbishkrimi i Werderit në fotografinë e yllit kosovar.

Ndeshjen e fundit që Milot Rashica e luajti në Bundesligë ishte ajo ndaj Wolfsburgut në udhëtim më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Komento: