Rakitic jep detaje për të ardhmen e tij

16:53 | 07 Qershor 2020

Ivan Rakitic ka dhënë më shumë detaje për të ardhmen e tij.

Ivan Rakitic ka provuar të shuajë spekulimet mbi të ardhmen e tij duke insistuar se ai do të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm, por pranon se ka mbetur i zhgënjyer me minutat e pakta në sezonin 2019/20.

Rakitic përfundoi një transferim prej 18 milionë eurove në ‘Camp Nou’ nga Sevilla në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe ka bërë 299 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 35 gola.

Kroati ka fituar katër tituj të La Ligës dhe një medalje të Ligës së Kampionëve gjatë asaj periudhe, duke e vendosur veten si një nga mesfushorët kryesorë të Evropës në këtë proces, përcjell lajmi.

“Unë fola me klubin dhjetë ose 15 ditë më parë dhe përfundimi është se nuk kam asgjë për të folur sepse kam kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barcelonën dhe është entiteti me të cilin dua të jem dhe të luaj”.

“Për më tepër, gruaja ime dhe vajzat e mia janë mirë në qytet. Nuk ka asnjë arsye për të menduar për gjëra të tjera. Unë po stërvitem mirë dhe jam i sigurt se Rakitic do të jetë në Barcelonë më gjatë”, tha ai.

Komento: