Rakitic po transferohet te skuadra e madhe italiane

21:30 | 12 Maj 2020

Lazio fillon bisedimet me Rakiticin.

Lazio thuhet se po tenton të transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona në afatin kalimtar veror.

Mesfushori kroat nuk është më në planet e skuadrës katalunase dhe në verë do të shitet.

Për Rakiticin thuhet se janë disa skuadra janë të interesuar, derisa së fundmi edhe Lazio ka shprehur interesim.

Diario Sport raporton se skuadra italiane ka filluar bisedimet me kroatin për të transferuar atë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lojtari është duke u kërkuar edhe nga Interi, mirëpo që këta të fundit e kanë bërë prioritet transferimin e bashkëlojtarit të tij, Arturo Vidal.

Rakitic është i gatshëm që të largohet nga Camp Nou, pasi ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe me gjasë do të kalojë në Serie A.

Komento: